Ora News – Nën hetim 66 persona, mes tyre të afërm të Qazim Sejdinit

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Elbasanit kërkon verifikim pasuror për të paktën 66 persona me status të ndryshëm social në kuadër të një superhetimi për pastrim parash. Organi i akuzës ka kërkuar nga tatimet skanimin e veprimtarisë ekonomike të disa prej familjeve kryesore në qytet me veprimtari të gjerë në disa fusha. Në sitë prona e biznese përmes të cilave dyshohet se janë trasferuar mes personave të përfshirë për të fshehur të ardhurat dhe pastruar produkte të veprave penale

Prokuroria e Elbasanit ka nisur një prej atyre që mund të konsiderohen superhetimet e viteve të fundit për pastrim parash dhe të produkteve të veprave penale.

Përmes një letre zyrtare, dërguar dy javë më parë organi i akuzës në qytetin e Elbasanit i është drejtuar me një kërkesë Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave ku kërkon verifim pasuror për të paktën 66 persona.

Në listë mësohet se ka emra të familjarëve të kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, biznesmeneve të njohur në këtë qytet, si Petrit Çela dhe persona të tjerë të njohur në rang lokal.

Prokuroria e Elbasanit kërkon për këto persona informacione të karakterit ekonomik.

Akuza kërkon të dije nësë këta persona në listë janë të regjistruar si subjekt tatimpagues dhe nëse po, pret informacione mbi objektin e veprimtarisë, statusin, detyrimet dhe fitimet ndër vite.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nen-hetim-67-persona-mes-tyre-te-aferm-te-qazim-sejdinit/

Free Traffic Exchange