http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Radhe te gjata jane krijuar ne pikat e kalimit kufitar me Greqine, Kakavije e Kapshtice. Shkak eshte bere bllokimi i sistemit kompjuterik ne mesnate duke lene ne pritje qindra qytetare, pasi te vetmit qe lejoheshin te kalonin ishin shtetasit e pajisur me dokumenta greke ose te vendeve te BE.Ne Kakavije paradite ka mberritur edhe Ministri i Jashtem Ditmir Bushati i shoqeruar nga Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro te cilet jane njohur me situaten dhe kane sqaruar se problem eshte teknik e jo politik.Bushati ka komunikuar edhe me homologun grek Kotzias si dhe Ministrin e Brendshem te Greqise Nikos Toskas dhe eshte rene dakord qe kalimi i qytetareve te behet nepermjet skanimit te pasaportave deri ne rregullimin e sistemit kompjuterik. Edhe ne piken kufitare te Kapshtices situata ka qene problematike dhe qytetaret jane detyruar te presin per ore te tera. Vetem pas mesdite është lejuar kalimi ne piken kufitare te Kakavijes.