Tritol kryetarit të Bashkisë së Burrelit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shpërthim ka tronditur qytetin Burrelit gjatë natës duke u gdhirë e shtuna. Një sasi tritoli që dyshohet deri në rreth 100 gramë, shpërtheu në orën 4 të mëngjesit në katin e katërt të një pallati, 2 metra pranë banesës së kryetarit të bashkisë Mat, Nezir Rizvani. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Drita? në sheshpushimin e pallatit.Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar pasi në banesë nuk ka patur njeri, por vetëm dëme materiale.Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet, ndërsa vetë kreu i bashkisë Mat z. Risvani ka mohuar të jetë në konflikt me njëri. Kjo ngjarje sipas tij mund të ketë lidhje vetëm me detyrën e tij.Kreu i bashkësie thotë se ky shpërthim është i dyti brenda pak ditësh në Burrel, e pikërisht në lagjen Drita, çka ka rritur pasigurinë .Partia demokratike, nëpërmjet një deklarate për shtyp, dënoi aktin kriminal dhe shprehu shqetësimin për rastet e përsëritura të kërcënimeve ndaj të zgjedhurve demokratë. Selia blu kërkon nga prokuroria dhe policia zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Free Traffic Exchange