http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vazhdën e ankesave për drejtësi të njëanshme si dhe kërkesave zyrtare nga qeveria e Kosovës për hetim ndërkombëtar për grupin e Kumanovës, ka reaguar edhe Ministri i Drejtësisë Bilent Saliji. Ai deklaroi se qeveria maqedonase do të angazhojë ekspertë ndërkombëtarë për të zbardhur rastin. ?Qeveria është e vendosur që të angazhojë edhe ekspertë ndërkombëtarë me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit. Ministria e Drejtësisë në kuadër të kompetencave të veta, aktivisht do ta ndihmojë procesin?- deklaroi Saliji. Një tjetër i akuzuar në rastin e Kumanovës, Sulejman Osmani u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykatësi Goran Boshevski, në seancën e fundit tha se Osmani shpallet fajtor për dy vepra penale, atë për terrorizëm dhe organizatë terroriste. Sulejman Osmani vendimin e ka pritur me duartrokitje, duke brohoritur rroftë UÇK-ja dhe duke thënë se me këtë nuk ndëshkohet vetëm ai, por 10 milion shqiptarë. Pala mbrojtëse tha se gjykata themelore Shkupi 1dha vendimin me burg të përjetshëm duke mos patur asnjë provë për këtë vepër penale. Avokatët e rastit të Kumanovës presin që të marrin të shkruar vendimin dhe ta ankimojnë atë në Gjykatën e Apelit dhe më pas edhe në Gjykatën Supreme. Ata i quajnë dënimet të pabaza. Një grup qytetarësh protestuan kundër vendimit para ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë. Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka dënuar aktin e mbrëmshëm të disa qytetarëve të Kosovës të cilët në Pejë dhe Gjilan në shenjë revolte dogjën flamurin e Maqedonisë. Ndërkohë protestat do të vazhdojnë. Nuk kanë munguar thirrjet për rebelim masiv ndaj vendimit të gjykatës për ngjarjen e ndodhur 2 vjet më parë në lagjen e Trimave. Gjykata Penale dënoi me 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, 8 u MOREN burgim të përjetshëm. Nga ky grup, 19 persona janë nga Kosova. Gjatë përleshjeve në lagjen e trimave më 9-10 maj të vitit 2015 u vranë tetë policë maqedonas dhe 14 anëtarë të grupit.