Report TV - Kompanitë e naftës, lumë borxhesh ndaj administratës fiskale

2018-05-08 0

Kompanitë e sektorit të hidrokarbureve rezultojnë debitoret më të mëdha tek administrate e Tatimeve. Sipas një liste të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ndër 15 kompanitë me borxhe më të mëdha ndaj kësaj administrate, shtatë prej tyre i përkasin pikërisht atyre të nxjerrjes, përpunimit apo tregtimit të hidrokarbureve.
Por në ?listën e zezë? nuk mungojnë as ndërmarrje të mëdha me pronësi tërësisht shtetërore, edhe ato në sektorin e energjetikës, duke treguar se në këtë degë të ekonomisë po përjetohen probleme të rënda financiare.
Debitori më i madh, sipas Tatimeve, është shoqëria ARMO, e përpunimit të naftës, me qendër në Ballsh, ku 15 për qind e aksioneve i takojnë shtetit shqiptar dhe 85% privatëve.