Ora News - Veliaj: Po krijojmë gjurmën e Pyllit Orbital, që do rrethojë Tiranën

2018-05-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pylli Orbital, që do të rrethojë gjithë Tiranën me gjelbërim, ka nisur të lërë gjurmën e tij në segmentin e Unazës së Madhe. Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit vijojnë punën për pyllëzimin e zonës së Liqenit të Thatë, në pjesën jugore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial, nga ku ka nisur edhe projekti i Pyllit Orbital.
Aksionit për mbjelljen e 100 rrapeve në këtë segment iu bashkua edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili falenderoi donatorët që dhuruan pemët, duke iu përgjigjur thirrjes së bashkisë për të kontribuar në të mirë të qytetit.
?U jam shumë mirënjohës sot të gjithë kolegëve që po na ndihmojnë me mbjelljen e 100 rrapeve në gjurmën e Unazës së Madhe të Tiranës, që në fakt do të jetë edhe gjurma e Pyllit Obital që do të rrethojë qytetin. Siç e shikoni, vetëm në bregun jugor të Liqenit, përpara dy vitesh diskutohej me sherr dhe me histeri pse po pastrohej ai vend nga ndotja dhe nga pikat e grumbullimit apo djegia e plehrave. Ja që ishte një vendim i drejtë, sot kemi fituar një mini-pyll. Po të vazhdojmë me këtë kulturë, ka një efekt domino, një pjesë sot, një pjesë tjetër nesër, e pak nga pak po fillojmë të konturojmë Pyllin Orbital?, tha Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës u shpreh optimist se me ritmin që po ecën mbjellja e pemëve këtë vit do mund të mbillen më shumë se 50 mijë pemë në Tiranë. ?Me këtë frymë do të vazhdojmë të thyejmë edhe rekordin tonë të 50 mijë pemëve në vit. Kur të mbarojë stina e mbjelljeve në pranverë, me këto ritme besoj se do të kemi mbi 100 mijë pemë të mbjella në Tiranë, përpara se të fillojmë masivisht pastaj me Pyllin Orbital?, u shpreh ai.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-po-krijojme-gjurmen-e-pyllit-orbital-qe-do-rrethoje-tiranen/

Free Traffic Exchange