Kreu i policisë së Tiranës Ardi Veliu: Sekuestrohen 1290,9 kg lëndë narkotike

2018-05-08 0

Dy operacione antidrogë të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Sekuestrohen 1290,9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një armë zjarri e prova të tjera materiale.

Në të dy operacionet arrestohen 6 shtetas si dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë punës së pandërprerë, për goditjen e "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve", si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të bëra kohët e fundit, në 24 orët e fundit ka zhvilluar dhe finalizuar 2 operacione antidrogë, të koduara "Befasia" dhe "Papafingo".

Si rezultat i këtyre operacioneve është sekuestruar një sasie e madhe lënde narkotike, konkretisht 1 ton e 291 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1armë zjarri, 2 automjete dhe 6 telefona celularë.

Gjithashtu në të 2 operacionet janë arrestuar në flagrancë 6 persona si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.