Report TV - Qytetarja- Kumbaros:Mos më prek me dorë edhe pse je ministre

2018-05-08 2

Në momentin që ministri Bushati ka shkuar në pikën kufitare të Kakavijës, ku ka qenë i shoqëruar edhe nga ministrja Kumbaro është shënuar edhe një "incident" mes ministres së Kulturës dhe një qytetareje.
Ministrja duke parë humbjen e durimit të qytetares e cila kishte orë të tëra që priste në radhë për të kaluar pikën kufitare, kur ministrja është përpjekur ta qetësojë i ka thënë të mos ta prekte me dorë.

"Mos më prek me dorë, nuk të lejoj të më prekësh me dorë, nuk të lejoj të më prekësh ti mua me dorë, dëgjove? Le të jesh ministre mos më prek me dorë se nuk ke ti më shumë kulturë se unë. Nga bishti i fundit të kavallit je", i është drejtuar qytetarja ministres Kumbaro.

Fatmirësisht pas 14 orësh pritjeje tashmë është arritur një marrëveshje mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke për lejimin e kalimit të kufirit edhe pse sistemi grek ende nuk është funksional. Kalimi do të realizohet vetëm me skanimin e pasaportave.