Report TV - Bushati në Kakavijë: Ka rënë sistemi, të tregohemi të duruar

2018-05-08 0

Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka mbërritur në pikën kufitare të Kakavijës.

"Autoritetet greke do bëjnë komunikim publik përsa i përket sistemit. Nuk kemi arsye të besojmë se është një çështje e qëllimshme, i mirëkuptoj ata që duan të kalojnë kufirin por nuk bëj avokatinë e askujt. Por nga ana tjetër ka edhe forca madhore. Përsa kohë autoritetet greke thonë ka rënë sistemi, duhet të kemi durimin dhe të presim", u ka thënë Bushati qytetarëve.
Ndërkohë qytetarët i janë drejtuar ministrit Bushati duke i thënë se policët grek u kanë thënë "Largoni Ramën se prishi shtëpitë në Himarë".

"Unë nuk jam pajtues" është shprehur një qytetar. Gjithashtu qytetarët kanë ngritur pretendime se disa automjete e kanë kaluar kufirin edhe pse sistemi i palës greke ka rënë.