Ora News - Kapet mbi 1 ton e 200 kg kanabis në një familje në Rinas, 6 në pranga

2018-05-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi më shumë se 1 ton lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Tiranës gjatë dy operacioneve të zhvilluara në orët e fundit.
Drejtori i Policisë së kryeqytetit, Ardi Veliu bëri me dije se janë arrestuar 6 persona dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sasia në total e drogës së sekuestruar është 1290,9 kg, ndërsa është kapur edhe një armë zjarri.
Sasia e madhe e lëndës narkotike i përkiste familjes Sula me banim në Rinas, në banesën e të cilëve janë gjetur 170 thasë me kanabis, ndërsa pjesa tjetër e kapur në Tiranë në një automjet tip Volkswagen, gjithashtu ishte blerë tek kjo familje.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/tirane-kapet-1-ton-e-200-kg-droge-nga-dy-operacione-6-ne-pranga/