Report TV - Policia e Tiranës dy operacione blic sekuestron 1 ton kanabis

2018-05-08 0

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu ka bërë publike gjatë një konference për shtyp detaje nga dy operacione antidrogë të policisë së kryeqytetit.

Veliu tha se në 24 orët e fundit janë sekuestruar 1 ton kanabis, ndërsa janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre edhe një çift bashkëshortësh. Gjatë aksionit janë bllokuar edhe dy automjete luksoze.

"Janë sekuestruar 1 ton e 290 kg kanabis dhe një armë zjarri. Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, ndërsa shpallen në kërkim tre persona të tjerë. Mes personave te arrestuar jane shtetasit Fatjon Mesi, Ilir Ferhati, Izmir Muja, saimir Grosha dhe shpallur ne kerkim shtetasi A. Ç. Në operacionin e dyte jane arrestuar Hasan Sula dhe bashkeshortja e tij Merita Sula, si dhe jane shpallur ne kerkim S,S dhe K.S, dy djemte e tyre", tha Veliu.