Report TV - Manastirliu: Forcojmë reagimin e ​institucioneve ndaj dhunës në familje

2018-05-08 1

?Nisur nga rastet e shtuara të viktimave nga dhuna në familje, Ministria e Shëndetësisië dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë një nismën për ndryshime ligjore për forcimin e ligjit ?Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare?.

?Pjesë e ndryshimeve do të jetë asistenca ligjore dhe shërbimet e ekspertizës, ? tha Koka.

Viktimat e dhunës në familje do të kenë asistencë ligjore dhe avokat falas nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Këto propozime u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ?për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare?.

Manastirliu, u shpreh se propozimet parashikojnë detyrimin e të gjitha organeve shtetërore për të ofruar falas çdo shërbim ekspertize të rasteve të dhunës në familje, ndërsa shpenzimet e ekspertëve që thirren nga gjykata do të paguhen nga dhunuesi.

?Vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2017 janë regjistruar mbi 3400 denoncime për dhunë në familje, nga të cilat 1940 kërkesa u regjistruan për urdhër mbrojtje.

Për fat të keq, 11 persona, 8 prej të cilëve gra, bashkëshorte, nëna?.humbën jetën. Në përgjigje të rasteve të shtuara të denoncimit të dhunës në familje, në disa raste me pasoja tragjike, rishikimi i ligjit ?Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare?, lindi si një domosdoshmëri për të garantuar mbrojtjen e strukturës së familjes nga dhuna?, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Free Traffic Exchange