Ora News – Çifti në Fier: Ramës i shkruam letër se premtoi vetting, drejtësi për djalin

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy bashkëshortët, Luftar dhe Pranvera Buzi, të cilët akuzohen se kanë kërcënuar prokurorin në Fier pasi vendosi të mbyllë çështjen të mbyllë hetimin për një aksident që i mori jetën të birit të tyre dy vjeçar, sqarojnë ngjarjen duke theksuar se letra ka qenë emocionale. Dy bashkëshortët theksojnë se nuk kanë për qëllim të bëjnë vetëgjyqësi dhe se nuk e njohin prokurorin, por kërkojnë drejtësi për të birin i cili humbi jetën në aksident.
Dy bashkëshortë nga Kallmi i Vogël i Fierit, Luftar dhe Pranvera Buzi, u proceduan penalisht nga policia e Fierit nën akuzën se kërcënuan prokurorin që 5 vite më parë vendosi të mbyllë hetimin për një aksident që i mori jetën të birit të tyre dy vjeçar.
Me pretendimin se e vërteta nuk u zbardh dhe autori i dyshuar sipas tyre u lirua me të padrejtë ata për vite më radhë iu drejtuan institucioneve me letra ankesa.
Por një letër me fjalor emocionale sipas tyre, drejtuar kryeministrit Edi Rama, i ka kushtuar përballje me drejtësinë, çiftit që kërkonte drejtësi.
Luftar Buzi: Njëherë ja kam para fytyrën (prokurorit) kur mora dosjen dhe nuk e kam parë më atë. Letrën ja kam drejtuar Kryeministrit për padrejtësinë që më është bërë, në gjenje emocionale gjatë shkrimit, kam shkuar tre-katër herë tek varri. Shkrova një letër për të zgjidhur çështjen meqenëse po thoshte vetting-vetting. Në shkrim e sipër mund të kem thënë ndonjë llaf do vras gruan, do vras veten, do vras dhe prokurorin e çështjes. Aty e kam inatin. Asnjë gjë tjetër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cifti-ne-fier-rames-i-shkuam-leter-se-premtoi-vetting-drejtesi-per-djalin/