Ora News – Prodani: 3 projektet madhore të PPP-s për 2018

2018-05-08 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Geraldina Prodani e ftuar në ?Ekopolitikë? nga Aurora Sulçe në Ora News, ka bërë të ditur 3 prej projekteve kryesore që janë parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Prodani tha se rruga e Arbrit është tashmë diçka faktike, ndërsa në spitale dhe shkolla do të ketë investime.
Prodani: Projektet për tu financuar në bazë të skemës PPP janë rruga e Arbrit, për vitin tjetër është planifikuar spitali i Fierit dhe shkollat në bashkinë e Tiranës. Këto janë 3 projekte që janë pjesë e portofolit.
Sulçe: Nëse do të keni kërkesa të tjera nga biznesi, jeni gati të shtohen në këtë listë?
Prodani: Ajo që kemi ne si kufi si Ministri e Financave dhe që buxheti i vitit 2018 ka, është që ne kemi një kufi të shpenzimeve për PPP që aprovojmë. Duhet të jenë jo më shumë se 5% e të ardhurave faktike të mbledhura 1 vit më parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/prodani-3-projektet-madhore-te-ppp-s-per-2018/

Free Traffic Exchange