Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I ftuar në emisionin ?Ekopolitikë? nga Aurora Sulçe, kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka bëri ironi me uljen e papunësisë duke thënë se forca punëtore po ikën jashtë vendit.
Sipas Jakës, Shqipëria nuk ka persona profesionistë dhe të aftë për të marrë përsipër realizimin e objektivave të kompanive.
Jaka: Do kemi shifra të kënaqshme me uljen e papunësisë, sepse duke patur parasysh tendencën për të ikur, normalisht që s?do kemi më të papunë. Por fatkeqësia më e madhe është se s?do kemi njerëz për të punësuar se nuk gjejmë fuqi punëtore dhe sot jemi në nivele alarmante kur kemi të bëjmë me punë profesionale.
Nuk gjejmë njerëz të kualifikuar që përballojnë sfidat dhe objektivat e kompanive dhe sa lidhur me PPP as nuk e vë në dyshim që çdo partneritet publik privat ka rezultate të suksesshme. Por është shumë e rëndësishme që ne të bëjmë mirë analizën e kostos.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/jaka-do-kemi-shifra-te-kenaqshme-me-uljen-e-papunesise-po-ikin-jashte/