Ora News - “Raporti për drogën pozitiv, ka raste ku policia mbështet krimin”

2018-05-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari deklaroi në Ora News se raporti pozitiv i Guardia Di Finanza për drogën vjen si pasojë e punës së policisë, ndërsa nuk e mohoi përfshirjen e strukturave në policore në mbështetjen e krimit të organizuar dhe narkotrafikut.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes, Lamallari tha gjithashtu se në takimin e sotëm me ministrin italian u hodh ideja e ngritjes së një qendre të bashkëpunimit rajonal.
Lamallari: Pati një rënie drastike të kultivimit të drogës falë organizimit dhe bashkërendimit të punës së institucioneve të përfshira në këtë luftë. Në 2016 nuk kishte asnjë zonë jashtë kontrollit të policisë së shtetit dhe ka patur asgjësueshmëri të madhe. Rezultatet tregojnë zhdukje të madhe të bimëve të kultivuara. Beteja me kanabisin vazhdon, është një betejë më paligjshmërinë. Të paprekshëm janë ato grupe kriminale që janë lejuar të kultivojnë lirisht kanabis, ku policia nuk i aksesonte dot, por zona të tilla nuk ka më dhe të paprekshëm nuk do të ketë më.
Jemi koshientë që ka raste ku struktura të policisë kanë lidhje me krimin. Korrupsioni është një fenomen social, jo vetëm policia është e afektuar nga kjo. Sigurisht do ketë elementë të përfshirë në krim.
Gjatë takimit të sotëm është hedhur ideja e një qendre të bashkëpunimit rajonal të drejtuar nga Italia, Kjo ishte një nga idetë e diskutuara. Diskutimet janë mjaft konkrete. Vullneti është mjaft pozitiv.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/raporti-per-drogen-pozitiv-ka-raste-ku-policia-mbeshtet-krimin/

Free Traffic Exchange