Ora News – Nikolla: Ligji, referencë për shkarkimet e Drejtorëve të shkollave

2018-05-08 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në reagimin e parë për vlerësimin e punës së Drejtorëve të shkollave të sistemit parauniversitar përmes mësuesve, deklaroi se në rast se do të ketë shkarkime, referencë do të jetë vetëm ligji. Nga Gjirokastra, Nikolla sqaroi dhe shkrirjen e 13 Drejtorive Rajonale të Arsimit, ndërsa apeloi mësuesit që të qëndrojnë larg derës së politikës për një vend pune.
Rezultatet e vlerësimit të mësuesve do të vendosin fatin e drejtorëve të shkollave të sistemit parauniversitar.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, duke folur për herë të parë për procesin që ka ngjallur reagime të forta theksoi se edhe në rast se do të ketë shkarkime do të jetë referencë vetëm ligji.
Nikolla: Nëse ka shkarkime është ligji që gjithmonë është referenca dhe vetëm ligji do të jetë referenca momentin që flasim. Vitet në vijim është miratuar projekti i MAS dhe do të standartizojmë shkollën e drejtorëve.
Nga Gjirokastra, Ministrja Nikolla sqaroi shkrirjen e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama të 13 Drejtorive Arsimore Rajonale për të ngritur 4 Drejtori të sigurimit të cilësisë në katër rajonet zhvillimore të vendit.
Nikolla: Do të kemi katër Drejtori të sigurimit të cilësisë në katër rajone të vendit, që janë rajone zhvillimore jo thjesht të para në kuptimin gjeografik. Dhe patjetër ne në 61 bashkitë do të kemi Zyrat Arsimore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nikolla-ligji-reference-per-shkarkimet-e-drejtoreve-te-shkollave/