Report TV - Erion Luçi: Paketa fiskale do ​të përmirësoj TVSH-në

2018-05-08 0

Zvëndës ministri Erion Luçi ka folur për Report TV lidhur me paketën e re fiskale.

Ka thënë se do të ketë rritje të pagave për disa fusha, si ajo shëndetësisë, arsimim, kjo rritje do të bëhet në muajin prill.

Ne synoj se me këto ndryshime të ndërgjegjsojm biznesin të lëshoj kuponin tatimor. Këto ndryshime fiskale synojnë të ndihmojnë biznesin.

Fjala e plotë:
Rritja e pagave do të nisi në mesin e vitit, në shëndetësi, arsim, për tu dhënë këtyre sekrorëve një rritje cilësore në aspektin e prurjes, pra rritjes së cilësisë, pas problemeve që ka kaluar vitet e fundit.

Rritja e pagave lidhet me forcimin e funksionit që do të bëj qeveria në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë. Edhe me sektorin privat mund të mbajmë një konkurrencë, do ta mbajm këtë investim të madh që është bërë për mjekësinë dhe arsimin. Fryma e re fiskale shkon në drejtim forcimit të kulturës anti-informalitet.

Nuk ka ndryshim taksash edhe pse duken sikur janë rritur por janë rregullatore dhe nxitse për rregullimin e tregut.

Produkti brendshëm bruto është me 28 %, duhet thënë që është një nivel goxha i lartë. Në aspektin e zgjerimit të TVSH, synojmë të rrisim kontrollin e zgjerimit të paketës së TVSH-së, nuk ka asnjë synim për të rënduar bizneset por kemi synim ti ndihmojmë, është synim për të ulur informalitetin.

Nuk preket biznesi i vogël por futja në skem e një baze më të madhe, kemi 20 000 biznese të mëdhaja ,të cilat intereaktojn me 18 000. Rritja me 11 000 biznese, është për ta bërë pak më të kapshme, të lehtë për tu kontrolluar biznesi.

Free Traffic Exchange