BOOM: 40 vite punë në naftë por nuk përfitojnë nga statusi (Emisioni i plotë, 3 nëntor 2017)

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ ?BOOM? në Rtv Ora News solli denoncimin e tre pensionistëve, ish-punonjës të industrisë së naftës, të cilët kanë punuar mbi 40 vite në këtë industi pikërisht në ndërmarrjen e prodhimit, por që janë përjashtuar nga përfitimi i statusit të naftëtarit.
Tiranë-Qeveria shqiptare miratoi në shkurt të 2017-ës, ligjin ?për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit?, i cili përcakton statusin e punonjësit të industrisë së naftës dhe të gazit, duke përfshirë pozitën juridike, ekonomiko-financiare dhe shoqërore, të drejtat dhe detyrimet e punonjësve dhe ish-punonjësve të industrisë së naftës e të gazit në Republikën e Shqipërisë, për arsye të karakterit të veçantë të punës dhe ndikimin e saj në shëndet, si dhe garancitë ligjore për zbatimin e tyre.
Ligji ka përcaktuar qartë në nenin 2 kategoritë që përfitojnë nga statusi i naftëtarit, ku përfshihen: ish-punonjësit e uzinave mekanike të naftës dhe personeli inxhinieroteknik, që kanë punuar në ish-ndërmarrjet e sistemit të naftës, si shpim-kërkim, shpim-shfrytëzim, prodhimit, sizmikës, gjeofizikës kantieriale, mekanikës, institutet gjeologjike dhe teknologjike, përpunimit, transportit me naftësjellës dhe gazsjellës. Po çfarë ka ndodhur realisht me këtë status?

Denoncimi

Në emisionin ?BOOM? kanë mbërritur denoncimet e disa pensionistëve, të cilët kanë punuar mbi 40 vite në industrinë e naftës, përkatësisht në sektorin e prodhimit që ligjërisht është e përfshirë në marrjen e statusit të naftëtarit.
Asiri Isufaj, Theofan Spiri dhe Perikli Kristo janë ish-punonjës të industrisë së naftës, të cilët kanë punuar mbi 40 vite në këtë industi pikërisht në ndërmarrjen e prodhimit, por që janë përjashtuar nga përfitimi i statusit të naftëtarit.

Asiri Isufaj: Ne i kemi depozituar dokumentat ne sigurimet shoqerore në rrethin e Fierit, për të përfituar statusin e naftetarit. Duke menduar që ne ishim si repart i prodhimeve të naftës nuk na shkonte ndërmend që ne do na anashkalonin për këtë punë. Kohët e fundit kemi marrë vesh që nuk e përfitonim. Nuk jeni përmendur ju me emra aty elektriku-telefonik i naftës, por janë përmendur prodhimet. Ne kemi qenë reparti i prodhimit, ne i kemi shërbyer prodhimit, i kemi shërbyer edhe shpimit. Është absurde të mendosh një ndërmarrje prodhimi, një ndërmarrje shpimi ose të gjitha ndërmarrjet e naftës pa elektrikun.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-40-vite-pune-ne-nafte-por-nuk-perfitojne-nga-statusi/