Kosova proteston për “Kumanovën” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi, kanë bërë thirrje për hetim ndërkombëtar, pas dënimit të pjesëtareve te grupit të Kumanovës, 19 prej të cilëve janë shtetas të Kosovës.



Haradinaj deklaroi për mediat se per kete ceshtje duhet të kete nje hetim special



Ndërkohe disa dhjetëra protestues e familjarë të të dënuarve të grupit protestuan para Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, por edhe para qeverisë së Kosovës. Ata kundërshtuan vendimin e Gjykatës se Shkupit.



Ndërsa Ministria e Jashtme e Maqedonisë e ka dënuar aktin e disa qytetarëve ne Peje dhe Gjilan, të cilët në shenjë revolte dogjën flamurin maqedonas.



Një ditë më parë, Gjykata ne Maqedoni dënoi me 746 vite burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen e Trimave.

Free Traffic Exchange