Report TV - Salijani: Shifrat për kanabisin janë ​më të larta se ato të policisë italiane

2018-05-08 0

PD, ka thënë se ka një kufizim të numrit të parcelave të kanabisit. Lidhja e familjeve mafioze me politikën, ka bërë që të lulëzoj kanabisi.

Dua të them se nuk janë këto shifrat reale që ka treguar ditën e sotme guardia di financa, por ka shifra më të larta.

Çmimi i drogës para dy vitesh shitej me 1100 euro për, tani shitet me 100 euro kilogrami, dmth që ka shumë sasi kanabis. Kontrolli mund të bëhet nga ajri, është ndryshe kur nxirren rezultatet në terren, mendoj se të dhënat dalin ndryshe nga ato të policisë italiane.

Krimi ka avancuar më tepër, kemi situatë alarmante, kam informacione se tani mbillet një farë vietnameze që bëhet për një muaj, ndërkohë që monitorimi nga ajri bëhet më rrallë. Ka një grupe të strukturuar kriminale, që nga prodhimi dhe shpërndarja e drogës.

Nuk ka pasur asnjë rast, ku të jetë shkatërruar plotësisht një grup i strukturuar kriminal, me rastin e Habilajve ishte merita e policisë italiane, që për katër vjet zbuloj çdo gjë për ta shkatërruar grupin kriminal të Habilajve.

Në territorin e vet policia italiane i ka kapur këta anëtar të grupit të strukturuar italian, ndërsa në vendin ton, nuk është zbuluar asnjë përveç arrestimeve që kërkoj policia italiane.

Ministri italian, nuk e ka takuar kryeministrin Rama, sepse ka qenë për takim jashtë, nuk ka mundësi që një ministër të bëj gjithçka vetëm, por ka lidhje me Edi Ramën. Ish-ministri Manjani u shkarkua sepse tha se duhet të ndërhyjë ushtria për të shkatërruar grupet e narkotrafikantëve.