Rudina/ Pengu i nenes se Arjan Konomit perlot ne studio gazetarin (03.11.17)

2018-05-08 51

Gazetari Arjan Konomi ishte sot i ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan nga ku foli për librin e tij ?Saga e Jetëve Legjendë?. Pas një shkëputje 2-vjeçare Konomi ka nxjerrë në treg librin e tij të parë të cilin i?a ka kushtuar babait të tij.
Por, ndërkohë që fliste për përmbajtjen e këtij libri, gazetari është suprizuar përmes një videomesazhi nga nëna e tij, Dorotea Konomi.
?Jam e kënaqur që ju shikoj në studio duke folur për librin e tij. E di sa koha ka harxhuar Arjani për ta shkruar atë libër, ka qenë ëndër e tij. Ne prindërit e tij i kemi kuptuar që në fëmijëri vlerat që kishte Arjani dhe i kemi çmuar ato. Unë kam dashur gjithmonë që ai t?i përkushtohej gjeopolitikës ashtu siç e nisi në Itali ku shkruante përkrahë ekspertëve të njohur botëror, por ai iu kushtua më tepër ekranit dhe libri ka qenë ëndra e tij. Uroj që të ketë sukses pasi është gjëja më me vlerë, çdo gjë e kësaj jete thyhet, prishet ndërkohë që libri mbetet. Me talentin që ka besoj se do të shkruaj libra edhe më të bukur. Unë e çmoj shumë, e kemi çmuar të dy, edhe njeriu jonë më i shtrenjtë, babai i Arjanit i cili nuk e pa librin e tij, por përjetoi kohën kur ai punonte dhe kohën kur ia kushtoi atij?, tha nëna e gazetarit Dorotea Konomi.

Free Traffic Exchange