Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Durrësit pritet të vendosë më 22 nëntor në lidhje me kërkesën e Italisë për ekstradimin e Alket Hatisë, i ashtuquajtur edhe si Baroni i Drogës i cili është dënuar me 20 vjet burg. Në seancën e të premtes, gjykata mori çështjen në shqyrtim dhe pas dëgjimit të përfaqësuesve të akuzës e të mbrojtjes vendosi shtyrjen për të shqyrtuar dokumentacionin e paraqitur.
Gjykata e Durrësit nisi shqyrtimin e cështjes së Alket Hatisë, të ashtuquajturit ?Baroni i Drogës? për të cilin prokuroria kërkon ekstradim drejt Italisë ku duhet të vuajë dënimin me 20 vjet burg të dhënë ndaj tij në mungesë.
Në seancën e parë të zhvilluar me dyer të mbyllura, prokurori njohu trupin gjykues me dosjen ?Hatija? dhe kërkesën për ekstradimin e tij drejt Italisë.
I akuzuari, i shpallur në kërkim, u përfaqësua nga avokati i cili tha se klienti i tij e ka kryer dënimin për veprën penale që i faturon drejtësia italiane dhe se nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën vepër.
Pasi u njoh me kerkësen e prokurorit dhe palës mbrojtese gjyqtari i çështjes vendosi të shtyjë seancën me 22 nëntor me qëllim shqyrtimin e dokumentacionit.
Alket Hatija u arrestua më 8 korrik të ketij viti me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga drejtësisë italiane për shkak të një një dënimi me 20 vjet burg, të lëshuar nga Gjykata e Apelit në Milano ne vitin 2015 për veprën penale te trafikimit ndërkombëtar te lëndëve narkotike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtyhet-seanca-per-alket-hatine-avokati-nuk-mund-te-denohet-dy-here/