Report TV - 'Na paguani,ose...!600 punonjës të By Pass Fier në protestë

2018-05-08 0

Mbi 600 punonjës të firmave nënkontraktore të kompanisë italiane ?Serenisima? kanë dalë ditën e sotme në protestë, në qytetin e Fierit. Punonjësit kanë nisur protestat, pasi kanë kryer punimet e By-Pass-it Fier dhe nuk kanë marrë lekët sipas kontratës.

Janë gjithsej 41 firma kontraktuese, punonjësit e të cilave pretendojnë se nuk janë paguar siç duhet. Ata kanë kërcënuar me përshkallëzim të protestave, deri në bllokimin e rrugës nacionale, nëse nuk paguhen për punën e kryer.