Report TV - Arrestohet ishte në kërkim ​ndërkombëtar për vrasje

2018-05-08 1

Tropojë-Ditën e sotme policia ka arrestuar 43 vjeçarin, Ahpend Demaj, banues në Tropojë. Arrestimi është bërë në kuadër të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtarë.

Operacioni është realizuar nga Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim me FNSH-në Shkodër.

43 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës, për veprën penale ?Vrasja e rëndë me dashje?.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga policia , i gjendet dhe sekuestrohet një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit të Kosovës, pasi:

ZQK Interpol Tiranë me shkresë 4604/3KL/, Nr. Prot. BM 233/14, datë 14.05.2014, e ka shpallur në kërkim me kartelë të "Kuqe", pasi autoritetet Gjyqësore të Gjykatës së Pejës kanë lëshuar Urdhër Arresti nr.PP.no.77/12 , datë 13.07.2012 ndaj tij për veprën penale "Vrasje e rënde me dashje" parashikuar nga nenet 147 (9, 11) të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.