Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot në një takim homologun e tij, kryetarin e Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, vizitë të cilën e vlerësoi si një gur themeli në marrëdhëniet mes dy qyteteve, çka do t?i japë një shtysë të re realizimit të projekteve të përbashkëta.
?Kemi një grup të madh kompanish arkitekturore që bëjnë punë fantastike në qytetin e Tiranës, por besoj se kemi ende shumë për të mësuar në çështje të urbanistikës. Me ambasadën e Holandës kemi filluar rrjetin tonë të biçikletave, kemi gjithashtu shumë për të mësuar nga Roterdami dhe besoj që sot është fillimi i një marrëdhënie speciale me Bashkinë e Roterdamit?, u shpreh Veliaj. ?E falenderoj kryetarin për vizitën dhe për faktin që shumë studentë shqiptarë jetojnë në Roterdam, janë në Universitetin e Erasmus-it, e kanë bërë Holandën një shtëpi të dytë?.
Kryetari i Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, vlerësoi transformimin që ka pësuar Tirana në një periudhë të shkurtër. ?Është fantastike të jesh këtu. Qyteti është transformuar tërësisht vitet e fundit. Të dyja qytetet tona kanë një histori të komplikuar. Ju keni historinë e komunizmit, kurse ne historinë e nazizmit, që shkatërroi Roterdamin. Qendra e qytetit të Roterdamit ishte shkatërruar plotësisht, na u deshën 75 vjet ta rindërtonim qytetin. Ju e rindërtuat demokracinë në 25 vjet. Dua të them se ju po ecni më shpejt se ne që e bëmë në 75 vite?