http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për Kryetarin e bashkisë së Himarës Jorgo Goro debatet rreth aksionit të IKMT-së në Himarë janë tërësisht politike.Sipas Goros, projekti ka marrë miratim unanim nga këshilltaret bashkiakë, pra edhe nga te djathtët si dhe nga përfaqësuesit e PBDNJ-së.Sipas kryebashkiakut të Himarës, edhe Athina është njohur kohë më parë me projektin.Ndërkohë ende nuk dihet se kur do të nisë procesi i shembjeve që do t?i hapë rrugë projektit për rivitalizimin e qendrës së Himarës.Sipas Goros, pritet vendimi i gjykatës Administrative, pasi 12 objekte janë në proces gjyqësor. Vendimi i gjykatës për pezullim të veprimeve është apeluar nga INUV.Të enjten, banorët e Himarës zhvilluan fazën e fundit të konsultimit me bashkinë, ku kanë parashtruar kërkesat e tyre për shpronësim të truallit, për të cilin jo të gjithë janë pajisur me dokumente pronësie.