Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërpreja e kontratave me kompani të ndërkombetare në mënyrë të njëanshme nga shteti shqiptar rrezikon ti sjellë Shqipërisë një borxh prej 2 miliard eurosh.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga një shkresë konfidenciale e Ministrisë së Drejtësisë e cila i është drejtuar kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit.
Kjo çështje është shoqëruar me debate edhe në komisionin e ekonomisë dhe Financave ku shqetësimin e ngriti deputeti i LSI-së Përparim Spahiu
Përparim Spahiu: "2 miliardë euro është e frikshme, është shqetësuese" tha Përparim Spahiu.
Erjon Braçe: Ka ardhur tani afati i maturimit të efekteve të asaj çështje, bujrum thuaje.
Sipas paralajmërimit që ministria e Drejtësisë ka bërë në muajin prill të këtij viti rezulton se janë 4 procese që po trajtohen në Gjykatën e Arbitrazhit dhe disa prej tyre kanë kaluar për miratim edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/gjyqet-ne-arbitrazh-humbjet-na-kushtojne-2-miliarde-euro/