http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkëmbimi i eksperiencave për realizimin e projekte të përbashkëta midis Tiranës dhe Roterdamit në fushën e urbanistikës ishte tema e diskutimit midis kryebashkiakeve Erjon Veliaj e Ahmed Abou Taleb. Sipas kryetarit te bashkisë se kryeqytetit bashkëpunimi do t?i japë një shtysë të re realizimit të projekteve.?Kemi një grup të madh kompanish arkitekturore që bëjnë punë fantastike në qytetin e Tiranës, por besoj se kemi ende shumë për të mësuar në çështje të urbanistikës. Me ambasadën e Holandës kemi filluar rrjetin tonë të biçikletave, kemi gjithashtu shumë për të mësuar nga Roterdami dhe besoj që sot është fillimi i një marrëdhënie speciale me Bashkinë e Roterdamit?, u shpreh Veliaj.Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Roterdamit u ndal tek transformimi i Tiranës në një periudhë kaq të shkurtër.?Qyteti është transformuar tërësisht vitet e fundit. Të dyja qytetet tona kanë një histori të komplikuar. Ju keni historinë e komunizmit, kurse ne historinë e nazizmit, që shkatërroi Roterdamin. Qendra e qytetit të Roterdamit ishte shkatërruar plotësisht, na u deshën 75 vjet ta rindërtonim qytetin. Ju e rindërtuat demokracinë në 25 vjet. Dua të them se ju po ecni më shpejt se ne që e bëmë në 75 vite?.Dy kryebashkiakët vizituan sheshin ?Skënderbej?, Pazarin e Ri dhe muzeun ?Bunk?Art?.