Dhuna në familjet shqiptare ka shënuar 11 viktima vetëm gjatë 9 muajve të parë të këtij viti.
1940 persona kanë kërkuar urdhër mbrojtje, nga 3400 rastet që janë përballur me këtë fenomen.
Nisur nga këto shifra alarmante MinistrIa e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka propozuar disa ndryshime në ligjin ?Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare?.
Ogerta Manastirliu ?Vendimi i gjykatës për nxjerrjen e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes do të jetë i formës së prerë dhe nuk mund të ankimohet. Gjykata do të duhet të vendosë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes brenda 15 ditëve nga regjistrimi I kërkesës?.
Në të njëjtën kohe për viktimat e dhunës në familje do të ofrohet asistencë ligjore dhe çdo shërbim ekspertize falas, fatura e të cilave do t'i kalojë për shlyerje dhunuesit.
Tv Klan