Ministri i Brendshëm, italian Marco Minniti deklaroi gjatë prezantimit të raportit të Guardia di Finanza për kultivimin e kanabisit se duhet të goditen të paprekshmit. Duke e cilësuar histori suksesi bashkëpunimin mes dy vendeve, në operacionin kundër kultivimit të kanabisit, ministri i Brendshëm italian u shpreh qartë se sfidë mbetet të luftohen krerët e trafikut të drogës.
?Ka rritje të rezultateve, por në momentin kur theksojmë që kemi të bëjmë me një operacion suksesi, më lejoni të nënvizoj dy gjëra të rëndësishme. E para, operacionet e suksesshme duken në kohë. Ndersa ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se në pak kohë qeveria goditi trafikantët. Gjatë prezantimit të raportit për kanabisin, ministri Xhafaj solli në kujtesë Lazaratin, i cili sipas tij, ishte bastion që i përkiste krimit, dhe ku shteti nuk mund të depërtonte.
Sot, shtoi ministri, bastionet e krimit i përkasin së shkuarës dhe shteti ka marrë nën kontroll gjithçka, që sipas tij, e tregon dhe raporti italian.