Ora News – KQZ nuk i heq mandatin kryetarit të bashkisë Mallakastër

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi me 4 vota kundër të anëtarëve të opozitës, kërkesën e dy anëtarëve të PS-së, për ti hequr mandatin kryetarit të bashkisë së PD-së Mallakastër, Agron Kapllanaj.
PS kërkoi heqjen e mandatit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Mallakastër pasi kreu aktual është subjekt i dekriminalizimit.
Më herët sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme se ka shkelur ligjin lidhur me rastin e Kapllanajt.
Sipas Ballës Kapllanaj ishte i dënuar me 2 vjet heqje lirie në vitin 2004 por prokuroria ka mbyllur sytë.
?Prokuroria harron, apo bën sikur harron se, për shkak të natyrës dhe qëllimit të posaçëm të ligjit për dekriminalizimin, ligjvënësi vendosi që t?i japë atij fuqi prapavepruese, ndaj edhe koha prej nga kur duhet të fillojë përllogaritja nuk është dita kur Prokuroria përfundon verifikimin e saj, por koha kur subjekti që verifikohet ka marrë mandatin, pra këtu e dy vite më parë, në qershor 2015. Rrjedhimisht, mandati i Kapllanaj tashmë dukshëm rezulton të jetë në kushtet e pavlefshmërisë absolute, pasi është subjekt i ndërshkueshëm prej ligjit ?për dekriminalizimin?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mandati-i-kryebashkiakut-te-pd-ps-sulmon-prokurorine-dhe-kreun-e-kqz/

Free Traffic Exchange