LSI mbledh të dielën Konventën - Kryemadhi: Rama të dorëhiqet, nuk është qeveria e zërit të njerëzve

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përballë krimit të veshur me pushtet qeveria Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Nga mbledhja e kryesisë së LSI, kryetarja Monika Kryemadhi kërkoi dorëheqjen e kreut të qeverisë me argumentin se nuk ka më rrugë tjetër në këtë situata kriminale që sipas saj ka pushtuar vendin.
Kryemadhi: Në çdo vend tjetër normal e demokratik një situatë e tillë do të çonte në dorëheqjen e Qeverisë! Mirëpo, të kapur prej krimit Edi Rama dhe shpurra e tij e korruptuar nuk kanë rrugë tjetër, veçse ta hedhin vallen sipas ritmeve që imponon orkestra e krimit!
Kryemadhi foli për një situatë të rënduar sociale ekonomike që lidhet me krimin.
Kryemadhi: Deklaruar këtë edhe më parë dhe kemi pasur shumë të drejtë. Është lidhja mes Ramës dhe krimit të organizuar që frikëson investitorët e huaj, është lidhja mes Ramës dhe krimit të organizuar që po mbyt rritjen ekonomike, e cila është e vetmja arsye pse nuk ka vende pune, është lidhja e Ramës me krimin e organizuar që ka prishur imazhin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lsi-mbledh-te-dielen-konventen-kombetare/

Free Traffic Exchange