Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ashtu siç ishte paralajmëruar e enjtja ishte afati i fundit për banorët e Himarës për të dorëzuar dokumentacionin për titujt e pronësisë!
Kryebashkiaku Jorgo Goro, thotë se tashmë dokumentacioni i dorëzuar është futur në procedurën e shqyrtimit për të dalë me nëj vendim për shpronësimin.
Goro: Kanë sjellë gjithë dokumentacionin e tyre dhe po vazhdohet procedura që edhe këta banorë të trajtohen fillimisht me marrjen e titullit të pronësisë dhe pastaj secili sipas mënyrës si do hyjë në marrëveshje me bashkinë për të vazhduar procesin.
Projekti i shëtitores dhe aksioni i IKMT në Himarëka ngjallur herë pas herë reagime të forta nga Athina zyrtare, por Goro thotë se sqarimi i plotë i projektit dhe cështjes së pronave ka ndikuar në uljen e toneve!
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/himara-goro-keshilltaret-e-pd-dhe-pbdnj-kane-votuar-projektin/