Elbasan - Përroi i Zaranikës rrezik për banorët, kërkohet ndërhyrje për të shmangur përmbytjet

2018-05-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej vitesh me radhë, banorët që jetojnë përreth Përroit të Zaranikës në Elbasan ngenë shqetësimin për mungesën e investimeve në argjinaturën e dëmtuar. Vitin e kaluar përroi shkaktoi dëme të konsiderueshme, rrezik me të cilin banorëte Elbasanit do të kalojnë edhe këtë dimër. Në përroin e njohur që përshkron një pjesë të Elbasanit nuk ka asnjë ndërhyrje.
Bashkia e Elbasanit dhe institucione të tjera të linjës të pyetur për çështjen kujtojnë se vite më parë u hartua një projekt për një ndërhyrje të plotë e cila sipas përllogaritjeve të kohës kërkonte afro 5 milion euro. Bashkia e Elbasanit në pamundësi për të përballuar koston iu drejtua qeverisë shqiptare dhe mbetet ende në pritje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perroi-i-zaranikes-rrezik-per-banoret-kerkohet-nderhyrje-per-te-shmangur-permbytjet/