Ministri i Brendshëm Italian Minniti: S’ka “të paprekshëm” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i brendshëm Italian Marco Miniti kërkoi nga autoritete shqiptare që të godasin të paprekshmit. Me mesazhe të njëjta, si ato të ambasadorit amerikan Donald Lu, Minniti tha se ka ardhur koha që të dy vendet të godasin krerët e organizatave kriminale.



?Kemi diskutuar per ketë shume kohe me para me mikun dhe kolegun tim zotin Xhafaj temën e nje veprimi gjithmonë e me te fuqishëm ne luftën kundër krimit te organizuar, me objektiva strategjik dhe kam ardhur këtu per tiu thëne se do te keni bashkëpunimin e plote te qeverise italiane. Duhet te godasim trafikantet, organizatat e mëdha kriminale dhe te ashtuquajturit e paprekshëm, sepse nuk duhet te kete te paprekshëm. Duhet te punojmë sebashku.?




Në vizitën e tij në Shqipëri për projektin përmbyllës të operacioneve të përbashkëta antikanabis, Miniti tha se Shqipëria përballet me tre sfida, të cilat janë dhe një problem i vendeve të Ballkanit Perëndimor.



?Ky raport po shtrihet ne njje marrëdhënie me te gjere mes europes dhe vendeve te Ballkanit. Lufta ndaj narkotrafiqeve angazhim te plote per ligjshmërinë dhe kundër terrorizmit. Ketu ne Shqipëri ne Tiranë ne Ballkan, luhet nje loje sh e rëndësishme qe ka tre sfida e para kundër trafiqeve te lendeve narkotike e dyta kundër emigracionit dhe e treta kundër terrorizmit. Per keto tre çështje kemi nevoje per bashkëpunim dhe projekte per t?i goditur.?



Për ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj, bastionet e krimit i përkasin së shkuarës dhe shteti ka marrë nën kontroll gjithçka.



?Nga euforia, paaftësia e strukturave tona apo aftësia e sofistikimit të krimit, kjo mbetet për t?u parë, por dëmi nga krimi ishte i madh. Këtu u përfshinë shumë fermerë të pafajshëm, disa oficerë policie, të paaftë për të bërë detyrën, shumë punonjës të tjerë heshtën nga frika. Është realiste dhe e drejtë të evidentohet fakti se në më pak se një vit qeveria reagoi dhe ndërmori një kompleks masash dhe rezultati është ky që u bë publik sot nga partnerët. Edhe këto pak fakte do mjaftonin për të kuptuar sa shumë gjëra kanë ndryshuar në pak kohë. Sot autoritet është shteti dhe jo trafikantët. Gjithçka falë edhe burra e grave të Policisë së Shtetit, të cilët mësuan nga gabimet e tyre dhe në pak kohë realizuan këtë ndryshim të madh së bashku me partnerët.?



Xhafaj tha se me rezultatet e këtij viti dy vendet kanë hedhur një hap domethënës në luftën kundër trafikimit të narkotikëve. Sipas tij Shqipëria do të vazhdojë të bashkëpunojë me Italinë pasi edhe qëllimet i kanë të përbashkëta.