Report TV - Kreu i GdF GiorgioToschi: Në 2017 u kapën 33 ton lëndë narkotike në brigjet italiane

2018-05-08 0

Kreu i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi ka prezantuar raportin për kultivimin e kanabisit në vendin tonë. Ai tha se gjatë vitit 2017 janë sekuestruar në brigjet italiane 33 ton lëndë narkotike, me një rritje të trafikut prej 116% krahasuar me një vit më parë. Toschi theksoi gjithashtu se sipërfaqet e kultivimit të kanabisit në territorin shqiptar kanë rënë, ndërsa shtoi se Guardia di Finanza ka realizuar mbi 129 orë fluturimi nga muaji maj e deri në tetor të këtij viti.