Forcat e Armatosura ndërtojnë rrugën në Burrel - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt banorët e fshatit Selicë ne Burrel do të kenë një rrugë të re qe po ndërtohet nga Forcat e Armatosura. E pranishme ne nisjen e punimeve ishte edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.



?Rrugën që ju dhe fëmijët tuaj përshkoni çdo ditë, sot e kalova vetë dhe e pashë sa e madhe është sakrifica që ju bëni prej vitesh, për të arritur në një qendër shëndetësore apo për t?u lidhur me pjesën tjetër të Shqipërisë. Më besoni për një gjë, nuk është çështje politike. Nuk erdha këtu se ky është një komunitet që voton majtas apo ka votuar PS-në, erdha sepse ky është një komunitet që meriton të shërbehet qofshin majtas, qofshin djathtas. Vërtetë Partia Socialiste është sot në pushtet, por PS qeveris me të njëjtin standard, si për ata që janë të majtë, ashtu edhe për ata që janë të djathtë.?




Xhacka u shpreh se forcat e armatosura do të jene gjithmonë ne shërbim të komunitetit.



?Të gjithë kanë familje kanë fëmijë, meritojnë që të jetojnë me dinjitet, meritojnë që të rrisin fëmijët, meritojnë të vënë bukë në tavolinë dhe ne ja respektojmë maksimalisht këtë gjë. Është shumë e rëndësishme që të kuptoni që nuk është detyrë funksionale e FA-ve për të bërë këto gjëra, por është dëshira jonë maksimale, është angazhimi maksimal i FA-ve për t?ju ndodhur komunitetit, atëherë kur të tjerët nuk i ndodhen dot. Këtë do ta bëjmë në çdo cep të Shqipërisë në çdo muaj të vitit?, u shpreh Ministrja Xhaçka.



Rruga që lidh fshatin Selicë me pjesën tjetër të qarkut Dibër ka një gjatësi prej 4 kilometrash.