Ministri i Brendshëm, italian Marco Minniti deklaroi gjatë prezantimit të raportit të Guardia di Finanza për kultivimin e kanabisit se duhet të goditen të paprekshmit. Duke e cilësuar histori suksesi bashkëpunimin mes dy vendeve, në operacionin kundër kultivimit të kanabisit, ministri i Brendshëm italian u shpreh qartë se sfidë mbetet të luftohen krerët e trafikut të drogës.
?Operacionet e suksesshme duken në kohë, kemi arritur në rezultat të jashtëzakonshëm dhe duhet ta mbajmë edhe për vitet e ardhshme. Do të keni bashkëpunim të plotë nga ana jonë. Ne duhet ti godasim trafikantët, organizatat e mëdha që menaxhojnë trafiqet, duhet të godasim të ashtuquajturit të paprekshëm, se ne Itali, Evropë nuk ka të paprekshëm?- tha ministri italian.