Report TV - Ekskluzive/1520 tendera pa garë drejtoria që abuzoi më shumë

2018-05-08 0

Gjatë vitit 2016, referuar raportit vjetor të Kontrollit të Lartë Shtetit, për zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2016, janë zhvilluar 5 067 tendera nga të gjitha organet shtetërore, me vlerë 87,372 000 000 lekë. Për tenderat ishin planifikuar 148,573 000 000 lekë, por vetëm 60 % është prokuruar, konkretisht 87,372 000 000 lekë. Nga 5 067 tendera, 30 % e tyre, pra për 1520 tendera, është ndjekur procedura e prokurimit të drejtpërdrejtë, me negocim paraprak, që do të thotë pa garë dhe me fitues të paracaktuar.

Kontrolli i Lartë Shtetit konstaton se organet shtetërore kanë stimuluar rrethana dhe situata emergjente, për të ?ligjëruar? një procedurë të tillë, duke u shkaktuar dëm taksapaguesve shqiptarë. KLSH thotë gjithashtu në raport se kjo është procedura më pak transparente. ?Nga auditimi kemi konstatuar se kjo lloj procedure nuk është monitoruar sa duhet. Është një nga llojet e procedurave të prokurimit më pak transparente sepse nuk kryhet nëpërmjet sistemit elektronik si dhe nuk kërkon njoftim publik megjithëse kjo procedurë e prokurimit publik ?negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës? përbën rreth 30% të numrit praktikave të prokurimit gjithsej realizuara në vit, kjo edhe për vitin 2016.