Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në vizitën e tij në vendin tonë, Ministri i Brendshëm i Italisë shoqërohet nga një delegacion i nivelit të lartë i Ministrisë dhe Policisë italiane.
Takimin e parë Minniti e nisi me homologun e tij shqiptar Fatmir Xhafaj, për të vijuar më pas me një takim me Kreun e Shtetit Ilir Meta në Presidencë.
Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ?Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike?, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministri-italian-te-premten-ne-tirane-takon-xhafaj-dhe-meten/