Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti nis zyrtarisht vizitën në Tiranë. Takimin e parë ai e ka zhvilluar me homologun e tij, Fatmir Xhafaj.
Mësohet se ministri italian i ka prezantuar Xhafajt gjetjet e raportit të Guardia di Finanza për kultivimin e kanabisit.
Dokumenti i siguruar ekskluzivisht nga Report Tv një ditë më parë, flet për rënie të ndjeshme të territorit të kultivuar me lëndë narkotike. Raporti do të bëhet publik në konferencën përmbyllëse të Minnittit ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Axhenda e ministrit italian sot në Shqipëri
Ora 10:00 Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme
Ora 11:00 Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë
Ora 11:30 Konferenca përmbyllëse e ?Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis (takimi do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve dhe do të jetë me regji qendrore)