Ora News – Dosja ‘Habilaj’, lirohet një nga anëtarët e grupit kriminal

2018-05-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lirohet Fatmir Minaj, një prej katër shqiptarëve të arrestuar si pjesë e bandës së Habilajve.Gjykata për Liri e Catania-s anuloi sot urdhër-arrestin per 55 vjeçarin.
Maurizio Katalano, avokati i tre shtetasve shqiptarë të arrestuar si anëtarë të bandës italo-shqiptare të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, i kontaktuar nga Ora News ka konfirmuar lajmin e lirimit nga burgu të shqiptarit.
Sipas avokatit ?është anulluar urdhri i arrestimit dhe mbajtjes në burg në ngarkim të Fatmir Minaj, i cili tashmë është plotësisht në gjëndje të lirë. Motivet e lirimit të tij do të bëhen të ditura me shkrim në 45 ditët e ardhshme?.
Ndërkohë, Gjykata e Katanias në Itali la në burg deri në përfundim të hetimeve Moisi Habilaj dhe pesë persona të tjerë të arrestuar si anëtarë të grupit të tij kriminal.
Me vendimin e së enjtes, Gjykata e Katanias refuzoi rekursin e paraqitur prej avokatëve të pesë personave të tjerë të akuzuar për trafikim ndërkombëtar droge në vitet 2013-2017.
Në paraqitjen e kërkesave parakrake pak ditë më parë avokati i Habilaj i ka bërë thirrje gjykatës të heqë masën e arrestit me burg nga klientit të tij me argumentimin e mungesë së provave.
Habilaj dhe grupi i tij me gjashtë anëtarë u arrestuan me 14 tetor me akuzën e trafikimit nga Shqipëria drejt Italisë të 3.5 tonëve kanabis sativa.
Nga shtatë të arrestuarit e operacionit, i vetmi që nuk doli në gjykatë ishte Antonino Riela. Sipas aktakuzës së prokurorisë, ai ishte ?pika kryesore e kontaktit në Catania për rishitjen e drogës që grupi kriminal dërgonte në Itali?.
Mediat italiane raportojnë se prokurorët shqiptarë ishin në Catania ditët e fundit ku diskutuan me kolegët e tyre në lidhje me hetimet e çështjes.
Përmbajtja e bisedave mes prokurorëve nga dy vendet për momentin mbetet sekret, por është e mundur që të jetë folur edhe për kërkesën e ekstradimit për Nezar Seitin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dosja-habilaj-lirohet-nje-nga-anetaret-e-grupit-kriminal/

Easy Viral Banner Traffic