Ora News – Myftaraj: Në qendër të SHISH një skandal i madh seksual

2018-05-08 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetar Kastriot Myftarja i ftuar në ?360 Gradë? në Ora News, thotë se në qendër të Shërbimit Informativ Shtetëro ka një skandal seksual të tmerrshëm.
Deklarata:
Myftaraj: Në vitin 2012 dha dorëheqjen kreu i CIA-s David Petraus për skandal seksual. Ai dha dorëheqjen. Ku qëndron analogjia me Shqipërinë? Në qendër të Shërbimit Sekret Shqiptar është një skandal seksual i tmerrshëm që e kanë marrë vesh të gjithë. E dinë të gjithë si anekdotë në SHISH dhe Kryeministri. Kryeministri Rama në vend se ta denoncoi e legalizoi kur erdhi në pushtet. Dal edhe në gjyq për këtë punë.
Kur ishte drejtor i SHISH i ndjeri Kujtim Hysenaj, Bahri Shaqiri paraardhësi Visho Ajazit, ishte shef i kabinetit të Kujtim Hysenajt. Në vitin 2002 kur u emërua Hysenajt kur mori Bahri Shaqirin. Ishin bashkë ortakë në atë agjencinë ajrore. Ky mori në punë Suela Bedenin. U bë një tender për zyrat e SHISH-t.
Shefi i Kabinetit që ishte Bahriu bëri një zyrë më të madhe dhe shumë më luksoze dhe kur u zëvendësua në 2005-n kur e mori Bahriu detyrën, zyrën e madhe ia dha Suelës dhe zyrën e vogël e mbajti për vete. 7 vite ka qenë shefe kabineti dhe nuk e shënon as në CV. Turp i madh. Në 2012, kur i bëri letrat për Ilir Metën në burg. Visho Ajazi Lika ishte i afërt me ta. Nëpërmjet Suelës, Edi Rama kishte çdo letër të SHISH-t. Edi Rama e ka marrë shefen e kabinetit të Bahriut. Ka mënyra e mënyra për ta shprehur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/myftaraj-ne-qender-te-shish-nje-skandal-i-madh-seksual/

Free Traffic Exchange