Report TV - Akademia harton projektin reformues vihet në pikëpyetje kryetari Beqiraj

2018-05-08 0

Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk gjen qetësi. Zhvillimi me ri vjen nga mbledhja e Asamblesë së kësaj Akademie mbajtur më 31 Tetor. Por vetëm paraditen e të enjtes është bërë publik vendimi për hartimin e një platforme reformuese të këtij institucioni.

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për mosdhënien e fondeve, sekretari i akademisë Vasil Tole dhe anëtarët e asamblesë Salvator Bushati, Aurela Anastasi, Artan Fuga, Apollon Ba?e e Beqir Meta janë vënë të garë për të shpalosur idetë reformuese.

?Në vijim të dialogut me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Asambleja i është drejtuar dje me një ftesë zyrtare për takim për zhvillimin e një debati konstruktiv, i parë si një lloj modeli bashkëqeverisës me shkencëtarët në këtë fazë përmbyllëse të reformës. Akademia ka shprehur angazhimin e plotë dhe ka bërë ekspertizën për kryerjen e Reformës Institucionale të Kërkimit Shkencor në vend, dhe si pjesë e saj edhe për reformimin e Akademisë.?, tha Vaso Tole.

Ndërsa premtohet reformimi i kupolës së shkencës shqiptare, anëtarët e ansamblesë e lënë ende të paqartë çështjen e kryetarit të zgjedhur nga vetë ata.