Ora News – “Financieri” i grupit të trafikut të drogës tregon takimin me Moisi Habilajn

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbardhet dëshmia e dhënë para prokurorëve shqiptarë nga Nezar Seiti, i shpallur në kërkim nga prokuroria italiane si financier i grupit kriminal të Habilajve.
I pyetur në cilësinë e personit në hetim për akuzat e trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në prani të avokatit të tij, Nezar Seiti mohoi në mënyrë kategorike përfshirjen e tij në veprimtarinë kriminale për të cilën po hetohej.
Ai tha se shtetasin Armand Kocerri, nuk e njihte dhe nuk e kishte takuar më parë ndërsa me tre shtetasit me mbiemrin Habilaj, pranoi se ka lidhje krushqie-thuhet në raportin që prokuroria ka paraqitur në gjykatë për të kërkuar mbajtjen në burg të Seitit.
Në dëshminë e dhënë për prokurorët në datën 19 tetor 2017 pas arrestimit në Vlorë, ai ka pranuar njohjen me shtetasit Artan Habilaj, Florian Habilaj, Moisi Habilaj dhe me shtetasin M.M ndërsa ka mohuar të njihte Armand Kocerrin, pronar I banesës ku u gjetën 3.9 tonë kanabis në fshatin Gjorm.
?Deklaruesi ka pohuar se jetonte dhe punonte në Itali, por vinte shpesh në Shqipëri për shkak se kishte prindërit që banonin në fshatin Gjorm në Vlorë?, thuhet në dëshminë e të arrestuarit.
Në lidhje me shtetasit Artan Habilaj, Moisi Habilaj, dhe Florian Habilaj ai thotë se kishte lidhje për shkak se bashkëshortja e tij I kishte kushërinj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/financieri-i-grupit-tregon-takimin-me-moisi-habilajn/

Free Traffic Exchange