Report TV - Braçe:Ulëritës abuzimi në treg Ministri:Ja si mund ta zgjidhim

2018-05-08 0

Është zhvilluar me tone të ashpra interpelanca mes deputetit Erjon Braçe dhe ministrit Niko Peleshi në seancën plenare. Ishte deputeti socialist që kërkoi interpelancë me ministrin e Bujqësisë, në lidhje me problematikat e këtij sektori. Ai hodhi akuza të forta ndaj kësaj ministrie, duke i kërkuar që të rregullojë çmimin mes fermerëve dhe tregtarëve, pasi sipas tij, çmimi nga fusha në treg trefishohet.

Braçe tha se ka një abuzim ulëritës në treg, teksa shtoi se ekziston një rrjet tregtarësh që janë të aftë të kryejnë këtë abuzim. Nga ana e tij, ministri Peleshi tha se po punohet për të tejkaluar këto problematika, duke vënë theksin te informacioni. Sipas tij, duhet një bursë që çdo fermer të marrë vesh çmimet në çdo treg.

Braçe: Bujqësia është sektori më i gjerë. Do çohen gjithë teoricienët e ekonomisë, e do kundërshtojnë me magjinë e tregut forcën e tij. Por këtu pazari është fuqia e vetme që funksionon. Ata që nuk fitojnë janë bujqit dhe blegtorët e zakonshëm, por fitojnë tregtarët. Marrëdhënia sot në këto pazare është e tillë ?ose lëre produktin me çmimin që them unë, ose ik?. Këto çmime po bëjnë që në këtë vend në bujqësi po të punosh nuk fiton, por edhe po të investosh paratë e tua, i humb ato.
Peleshi: Të gjitha që tha Braçe janë të vërteta. Ka një të vërtetë të madhe që mbase nuk kemi guxuar ta themi, ne quajmë sot fermer këdo që punon e jeton në fshat, në fakt 89% e fermerëve kanë më pak se 2 hektarë tokë. Kjo do të thotë se të ardhurat që siguron nga bujqësia nuk janë të ardhurat primare të familjes tënde. Së pari, jemi duke punuar për përkufizimin e fermës dhe fermerit dhe të bëjmë një ndarje të qartë. Duhet zgjuarsi dhe politikë e zgjuar. Kjo qasje do të ndryshojë në vitin 2018. Këtë problem e kemi pasur dhe do ta kemi, se nuk jemi vend i zhvilluar, por në vitin 2018 do përballemi me një realitet tjetër, ku mundësitë do jenë shumë më të madhe se nevojat.

Ne kemi dyfishuar sipërfaqen nën ujë, megjithatë kemi dhe disa mijë hektarë të tjera pa ujë. Brenda këtij viti do përfundojmë 29 skema, do shtojmë me 10 mijë hektarë nën ujë. Do vazhdojmë decentralizimin, pjesën më të madhe të infrastrukturës dytësore dhe tretësore ua kemi dhënë bashkive. Po përmbyllim negociatat me BB për 25 milionë euro të tjera për skemën e ujitjes për vitin 2018.

Free Traffic Exchange