Rama: PD, palë me antishqiptarët. Basha: Je koka e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Partine Demokratike se është bashkuar me forcat qe përpiqen te pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Evropian. Rama iu referua deklaratës se demokratit Flamur Noka ne Himare qe u bene vetëm nje dite, pasi opozita greke zyrtarisht akuzoi ne Komisionin Europian, Shqipërinë, per shkelje te te drejtave te minoritetitI vetmi deputet qe replikoi me liderin e maxhorances Rama per çështjen e Himarës ishte Sali Berisha.Ndërsa lideri i opozitës Lulzim Basha akuzat per Himarën i reduktoi ne nje përpjekje te kryeministrit per te shmangur vëmendjen nga problem i drogës e krimit, e per kete arsye ne asnjë moment ai nuk foli per pozicionin e PD ne raport me Himarën.Si zakonisht perballjet ne parlament mes Rames, Bashes e Berishës u shoqëruan me fyerje e akuza personale.