Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Apelit në Vlorë ka rikthyer në burg Rakip Arapaj, 58 vjeçarin e dyshuar si poseduesi i sasisë prej 5 ton të hashash të gjendur në banesën e vëllait (të vdekur) shumë pranë banesës së tij në fshatin Llakatund të Vlorës.
Ekzekutimi është bërë nga policia vendore, por Arapaj nuk është gjendur në banesë. Blutë e Vlorës e kanë shpallur në kërkim ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës.
Vendimi i rikthimit të Arapaj në burg u mor nga trupa e përbërë nga gjyqtarët Klodiana Gjyzari, Hysen Saliko, Petrit Aliaj.
Dosja ?Llakatundi? ka ngjallur jo pak bujë mediatike, kjo pasi në rivlerësimin e masës së sigurisë të mbajtur nga gjykatën e Shkallës së Parë, në Vlorë, gjyqtari Arqile Basho vlerësoi që personi nën hetim Rakip Arapaj, të gjykohej në gjëndje të lirë, në kushtët e dorëzimit të pasaportës dhe garancisë pasurore në vlerën e 1 mln lekë të reja.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rikthehet-ne-burg-poseduesi-i-droges-ne-llakatund-por-arratiset/