111 makina janë bllokuara deri më tani nga operacioni ?Vjeshtë 2017?. Report TV ka siguruar shifrat e makinave që janë ndaluar dhe më pas janë vendosur nën sekuestro. Në të gjithë vendin kanë qënë 180 makina që janë ndaluar prej muajit gusht 2017. Pas verifikimeve 111 makina luksoze kanë rezultuar të trafikuara nga vendet e BE-së, ose nuk justifikojnë burimin e të ardhurave me të cilat janë blerë.
Mes këtyre automjeteve, një pjesë e tyre janë të blinduara. Policia e Shtetit bën me dije se janë shoqëruar për verifikim 16 makina të blinduara dhe 12 prej tyre janë të bllokuara, ndërsa 4 janë ç?blllokuar pasi ishin me dokumentacion të rregullt.
Report TV mëson se vlera e automjeteve luksoze apo të blinduara, kap një shifër rekord prej më shumë se 6 milionë euro. Mes makinave të blinduara, ka edhe nga ato që kushtojnë 200 mijë euro.